Detaje me sulmi me armë në Shkodër, ndaj "Audit" u qëllua me pistoletë

Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër ku një automjet u qëllua me armë zjarri.

Sipas bluve, "rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se në lagjen "Partizani", Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip "Audi".

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Detaje me sulmi me armë në Shkodër, ndaj "Audit" u