Përvoja 19 vjeçare nuk vlen, Presidenca shkarkon Robert Shvarc, kujtohet se nuk ka njësuar diplomën amerikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 21:11
Presidenti Bajram Begaj ka larguar nga puna një nga drejtorët në Presidencë, pjesëtar i administratës publike dhe i mbrojtur nga ligji.
Ai është Edvin Shvarc, i biri i përkthyesit mjaft të njohur Robert Shvarc.
Urdhri për largimin e tij mban datën 23 gusht 2022.
Largimi i tij nga institucioni ku punoi për 19 vite dhe u shërbeu 5 presidentëve të ndryshëm është bërë me motivacionin se nuk ka konvertuar diplomën amerikane tek Ministria e Arsimit.
Reagimet kanë qenë të ashpra nga përfaqësues të politikës dhe medias lidhurn me këtë vendim.
