"S'ka BE pa plotësuar kriteret e Kopenhagenit dhe kapitujt" Bettel: Shqipëria në dhomën e parë të pritjes

Kryeministri I Luksemburgut, Xavier Bettel, e bëri të qartë se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara dhe se nuk mund të jetë vend anëtar I BE-së pa plotësuar kriteret e Kopenhagenit apo dhe plotësimi i kapitujve.

Xavier Bettel"Unë do ju zhgënjej se ndoshta nuk është përgjigjja që ju dëshironi por kemi rregulla kemi kriteteret e Kopenhagen e kriteret do të qëndrojnë dhe nuk mund ti lëmë pezull këto kritere. Ajo që mund të bëjmë është sit ë punojmë më ngushtësisht, të mbështesim dhe ndihmojmë por nuk mund të themi që për shkak të situatës gjeopolitike të kapërcejmë kriteret e Kopenhagenit. Kriteret e Kopenhagenit dhe hapja e kapitujve ekzistojnë."

Nuk dua të krijohet përshtypja se Shqipëria e ka marrë këtë status për shkak të luftës në Ukrainë, do të thotë të minimizosh kriteret që ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ka pasur kritere të cilat ato i kanë përmbushur kriteret që bënë të mundur çeljen e negociatave dhe jo për shkak të luftës në Ukrainë që është justifikimi për një anëtarësim Bis, anëtarësim surrogato ndaj përpjekjeve që ato kanë bërë. Nuk mund të ndryshojmë rregullat duke i vënë në pezullim këto rregulla. U pranuan se bënë atë që duhej bërë."

Bettel i quajti tepër të rëndësishme projektin e Macron për BE-në

Xavir Betel:  Me kryeministrin Rama folëm si Shqipëria mund të bëhet pjesë më aktive. Ju hytë në sallën e parë të pritjes dhe keni sallën tjetër të pritjes, por në këtë parafamilje të gjejmë format si mund të bëjmë pjesë. Për këtë arsye idetë e Charles Michel dhe Macron janë shumë të rëndësishme. Nuk dua një BE ku të kemi të gjithë avantazhe por jo detyrime, por të kemi dicka ku mund të bëjmë përpara në interesa të përbashkëta"

Edhe Rama është dakord dhe e di se Shqipëria nuk i ka bërë detyrat.

Edi Rama:"Unë i qëndroj asaj që kam thënë. Ne meritojmë çeljen e negociatave sepse nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE-së. Jemi gati të hapim negoicatat por nuk jemi gati të jemi anëtarë të BE-së. Procesin e negociatave duhet ta bëjmë për veten tonë. Është një proces që do të na ndihmojë të shtetin europian këtu si fillim dhe pastaj të jemi pjesë e familjes europiane si shtet anëtar.

Por ne duhet të përshpejtojmë procesin e përafrimit politik mes vendeve që negociojnë, jo anëtare e anëtare, në aspektin që Macron e quan komunitet i ri politik apo Michel e quan thellim të procesit të europianizimit të të gjithëve së bashku. 
Procesi i anëtarësimit nuk përshpejtohet pa përmbushur detyrat dhe këtu nuk kemi ca i kërkojmë kryeministrit të Lulksemburgut, presidentit të Francës, por duhet të bëjmë detyrat tona. Dhe tani ne nuk jemi gati" 

Kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit të Luksemburgut, Xavier Bettel në Tiranë.