Mallakastër/ Arrestohet djali që vrau babanë e moshuar në oborr, 37 vjeçari ishte i sëmurë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2022, 07:47
Arrestohet 37 vjeçari i cili mbrëmjen e 25 gushtit 2022 vrau babanë e tij 73 vjeçar.
Policia e Fierit informon se pas disa orë kërkimesh të pandërprera u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.
Policia bëri me dije mbrë se djali ishte me probleme të shëndetit mendor dhe për këtë po kurohej.
Mësohet se ai jetonte i vetëm me nënën dhe babanë e tij, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë.
Kryetari i fshatit Kastriot Hysenaj tregon se 37- vjeçari megjithese vuante nga probleme te shëndetit mendor, nuk njihej si njeri problematik, ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese".
