U sulmua me armë zjarri në Shkodër, zbulohet emri i të riut, precedenti në 2016
Alban Bruçi, është i riu mjeti i të cilit u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Rreth orës 21:30, 25 vjeçari, ka kallëzuar se në lagjen "Partizani", Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip "Audi".
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Janë gjetur 19 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Po sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përreth.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Predenti penal
I riu nuk është i panjohur për blutë e Shkodrës. Në korrik të 2016 ai u arrestua për sulm me armë zjarri ndaj shtetasit me iniciale A.J, i cili udhëtonte me një automjet. Bruçi u akuzua për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

