Mirditë: Kosovari kapet me 31 emigrantë në furgon, u kishte marrë 900 euro secilit
Furgoni i mallrave ishte mbushur plot me njerëz
31 emigrantë të paligjshëm nga vendet e lindjes u gjetën brenda këtij mjeti transporti që kishte si destinacion Kosovën.
Shoferi 35 vjeçar nga Kosova kishte marrë përsipër që përkundrejt pagesës prej 900 eurosh për person, ti ndihmonte të shkonin në perëndim!
Fillimisht do ti transportonte drejt kufirit ku klandestinët do të tentonin të kalonin ilegalisht.
Por ëndrra europiane e 31 emigrantëve dhe plani I 35 vjecarit për të fituar rreth 28 mijë euro me një rrugë u goditën në autostradën “Milot – Morinë.
Policia kishte marrë informacion për veprimtarinë e paligjshme të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe ndaloi furgonin.
Operacioni u kodua “Rruga e gabuar”
Kontrolli e rëndoi përgjegjesinë para ligjit të kosovarit, pasi iu gjet një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Shqipëria prej disa vitesh është kthyer në një vend trampolinë për emigrantët nga vendet e lindjes që synojnë vendet e Bashkimit Europian.
Fluksi i lartë i tyre ka nxitur veprimtaritë e paligjshme.
Të ashtuquajturit taksistë klandestinësh marrin përsipër transportin e emigrantëve kundrejt pagesës nga kufijtë jugore me Greqinë drejt kufijve më Kosovën e Malin e Zi.
