Meta në hetimin e SPAK, Rama: Nuk flas për politikë të brendshme në prezencë të të huajve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti sot në një vizitë zyrtare kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel ku u pyet edhe për akuzat e SPAK ndaj Metës.

Rama tha se nuk do të flasë për çështje të politikës së brendshme apo kundërshtarë politikë në prezencë të miqve të huaj.

Edi Rama: Në prezencë të miqve që na nderojnë nga jashtë nuk flas kurrë, dhe në prezencë të përkthyesve për çështje të politikës së brendshme. Ky është parimi. Nuk mendoj se politika e brendshme është një fushë që na takon ne si mikpritës që të përfshijmë miq që jemi këtu për t’i nderuar. Nuk flitet në gjuhë të huaj për akuza politika dhe kundërshtarë politikë.