Shkodër, 19 plumba drejt makinës së 25 vjeçarit me precedentë penalë
Alban Bruçi, është i riu mjeti i të cilit u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Rreth orës 21:30, 25 vjeçari, ka kallëzuar se në lagjen "Partizani", Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip "Audi".
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Janë gjetur 19 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Po sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përreth.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Predenti penal
I riu nuk është i panjohur për blutë e Shkodrës. Në korrik të 2016 ai u arrestua për sulm me armë zjarri ndaj shtetasit me iniciale A.J, i cili udhëtonte me një automjet. Bruçi u akuzua për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
Ora 22:22 Detaje me sulmi me armë në Shkodër, ndaj "Audit" u qëllua me pistoletë
Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër ku një automjet u qëllua me armë zjarri.
Sipas bluve, "rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se në lagjen "Partizani", Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip "Audi".
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Ora 22:10 Ky është mjeti "Audi" ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri
Ky është mjeti tip “Audi A3” ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Rus". Sipas burimeve, është qëlluar ndaj mjetit të shtetasit A.B.
Mësohet se makina është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje nga persona ende të paidentifikuar.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen hetimet për zbardhjen e rastit.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen "Rus" të Shkodrës.
Policia thotë se rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se në lagjen "Partizani", Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip "Audi".