Shkodër, ky është mjeti "Audi" ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri (PAMJE)
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 22:10
Ky është mjeti tip “Audi A3” ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Rus". Sipas burimeve, është qëlluar ndaj mjetit të shtetasit A.B.
Mësohet se makina është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje nga persona ende të paidentifikuar.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen hetimet për zbardhjen e rastit.
