Kryeministri i Luksemburgut në Tiranë, ftohen kompanitë luksemburgeze të investojnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama priti sot në një vizitë zyrtare kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në konferencën për median kryeministri Rama tha se në takimin kokë më kokë ishte diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe ftoi kompanitë luksemburgeze të investojnë në Shqipëri.

Edi Rama: "Ne dëshirojmë që të kemi më shumë interes dhe aktivitet nga kompanitë luksemburgeze, dhe në vizitën e kthimit është propozuar të mbahet një takim me dhomën e tregtisë së Luksemburgut. Kompanitë luksemburgeze kanë nisur të interesohen për rajonin, disa u vendosën në vende fqinje. Është e rëndësishme që ne t’i ftojmë duke u përpjekur të kapërcejnë përmes demostrimit të fakteve reale edhe atë barrierën e perceptimit që i pengon rëndom të tjerët të vijnë në Shqipëri kur nuk kanë qenë asnjëherë.”

Xavier Bettel: "Ne kemi ndërmarrje firma nga Luksemburgu që po investojnë në rajon dhe kur ata të bëjnë zgjedhje Shqipëria të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve. U vonova pak për tju takuar në Tiranë por shpresoj që ti të vish sa më shpejt të vish dhe të shohim si mund të bindim palët për të ardhur këtu'

Gjithashtu një temë diskutimi ka qenë dhe situata në rajon. 

Edi Rama: "Është e rëndësishme të kuptohet. Luksemburgu në tryezën e BE-së është një gjë I rëndësishëm dhe interesimi për rajonin përpjekja për të nxitur bashkëpunimin rajonal, të dialogut mes Kosovës – Serbisë, dhe përmirësimit të klimës në Bosnjes dhe një proces politik sa më stabël në Malin e Zi janë pjesë e axhendës së interesit të Luksemburgut dhe kryeministrit "