Mallakastër/ Si nisi sherri babë e bir në oborrin e shtëpisë që përfundoi me vrasjen e 73-vjeçarit

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e sotme (25 Gusht) në Mallakastër, ku djali vrau babanë me sende të forta.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se djali ishte me probleme të  shëndetit mendor dhe për këtë po kurohej.

Mësohet se ai jetonte i vetëm me nënën dhe babanë e tij, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë.

Bëhet e ditur se at e bir fillimisht kanë debatuar e më pas 30-vjeçari, i identifikuar si M. M e ka qëlluar të atin 73-vjeç, Q.M, me sende të forta duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes, autori është larguar ndërsa policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes është në kërkim të tij.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe arsyet se perse djali ka qëlluar drejt atij, ndërsa paraprakisht është deklaruar se konfliktet mes babë e bir, nuk kane munguar edhe më parë.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.