Tiranë, i vodhi makinën një qytetari, prangoset 51-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar "Fshehtësia", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhi një automjet, vihet në pranga 51-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ndërsa efektivët lokalizojnë dhe gjejnë në Durrës, automjetin e vjedhur.

Dyshohet se me datë 22.08.2022, ky person ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fshehtësia", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:  A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet se me datë 22.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R. Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve për këtë ngjarje, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen në Durrës, të automjetit të vjedhur nga 51-vjeçari.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.