(FOTOT) Marshimi i triumfit kuqezi. Luiza Gega pritet me nderime në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2022, 12:46
Në një makinë të hapur në versionin amerikan të shëtitjes së presidentëve në qëndrat e qyteteve, kampionia e Europës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega parakaloi në bulevardin kryesor e shoqëruar nga trajneri Taulant Stermasi.
Dy ditë pas triumfit historik të Mynihut ku bëri atë që nuk ka arritur ta bëjë askush dhe për më tepër me kohën rekord europian, 33-vjeçarja nga Dibra u prit me nderimet shtetërore në Kryeministri ku u prit nga kreu i qeverisë, Edi Rama. FOTOT: LSA



















