U ndje keq në paraburgimin e Lezhës, 28-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Një i burgosur 28-vjeçar ka mbërritur i vdekur në spitalin rajonal të Lezhës.

Ai është ndjerë keq në paraburgim dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Ora News mëson se viktima është Ordison Kastrioti, banues në Tiranë. Ai ishte arrestuar nga policia për veprën penale "largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Trupi i të riut do të dërgohet në morg, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe arsyet pse ishte me burg.