Me litar në anën tjetër të Langaricës, pamje nga operacioni i shpëtimit të çiftit gjerman

Ky është momenti i operacionit për shpëtimin e çiftit gjerman që mbeti i bllokuar në "Kanionin e Langaricës"për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Shërbimi zjarrfikës, së bashku me policinë dhe Federatën Shqiptare të Rafting që ofroi mbështetje me pajisje të posaçme për ndërhyrjen në këto zona përdorën litar për të nxjerrë në anën tjerë të lumit çiftin.

Aktualisht turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Sëbashku me ta mbetën të bllokuar dhe fëmija i tyre dhe katër tuyristë polakë që u nxorën më herët nga zjarrfikëset.

Me litar në anën tjetër të Langaricës, pamje nga