Usyk konfirmohet superkampion i ringut, Joshua zhgënjen pas 12 raundeve në Arabinë Saudite
Oalexander Usyk nuk mposhtet, bisha ukrainase dominon sërish përballjen e dytë me Anthony Joshua pas 12 raundeve dhe qëndron në majën e botës. 115-113, 113-115 dhe 116-112 ishte rezultati i tre gjytarëve në fund të 12 raundeve që krijuan iluzionin e një suksesit të mundshëm të Joshua.

35-vjeçari ukrainas dominoi ringun me elegancë dhe forcë për të mbetur në majë. Superdueli i peshave super të rënda të boksit botëror dhe sfida më e luftuar e vitit 2022 Usyk-Joshua shkon për njeriun që pak muaj më parë ishte rreshtuar në mrbojtje të Kievit, i cili i dha një leksion rivalit duke e ndërtuar suksesin raund pas raundi deri në të 12-tin.

Shumë pak u vendos në vështirësi Usyk që rikonfirmoi kurorën e mbretit të botës. Gjerdanët WBA, IBF, WBO dhe IBO ishin në lojë në ringun e Jeddah në Srabinë Saudite, ndeshje që u ndoq nga miliona në mbarë botën pasi Joshua kërkoi revanshin e humbjes së papritur të shtatorit të kaluar në Londër.
Raundi i parë normal por në të dytin situata u nxeh. Një e djathtë e Joshua në nofullën e Usyk i turbulloi mendimet e ukrainasit që nuk arriti të mbrohej mirë. Vijoi të mbrohej dhe të sulmonte me një plan të qartë Joshua që dominoi lehtë edhe raundet e tjera deri në të pestin ku Usyk nuk gjeti asnjë pikë të dobët tek 32-vjeçari që u shfaq në formë shumë të mirë dhe i fokusuar vetëm në ring.
Edhe në të gjashtin Joshua dominoi madje rrezikoi ta mbyllte në cep ukrainasin të paqartë dhe në vështirësi të madhe pasi tentoi disa herë të gjente fytyrën e Joshua dhe mori si përgjigje grushte të njëpasnjëshëm.

Më i ekujlibaruar i shtati ku Joshua dha shenjat e para të lodhjes dhe rrëzimit të murit mbrojtës pasi Usyk gjeti pika referimi në fytyrën e kundërshtarit. Katër grushtime të fuqishme në pjesën e barkut e lëkundën disi kampionin e botës në të tetin ndërsa përballja u bë më shumë strategjike se sa duel force.

“Big bang” në të nëntin, shi grushtash ndaj Usyk që rrezikoi të rrëzohej por qëndroi në këmbë me vështirësi të madhe duke e shtyrë ndeshjen edhe me një raund.

Surprizat nuk kishin mbaruar pasi Usyk u rikthye në të dhjetin sikur të ishte në raundin e parë me disa grushtime të shpejta që turbulluan jo pak Joshua.

I 11-ti në ekujlibër të plotë ndërsa në 3 minutat e fundit nuk ndryshoi asgjë dhe rezultati ishte shumë i ngushtë e i vështirë për t’u ndarë mes të dyve. Ndeshja e dytë mes dy njerëzve më të fortë të planetit u mbyll sërish pas 12 raundeve dhe me verdiktin e 4 gjyqtarëve që folën qartë 2-1 në favor të Usyk.
