Luiza Gega merr përgëzimet e shqiptarëve për medaljen e artë kontinentale

Suksesi i Luiza Gegës ka sjellë reagimet e opinionit publik, shqiptarëve të thjeshtë por edhe drejtuesve më të lartë të shtetit e politikës., Kryeministri Edi Rama ishte i pari që përgëzoi atleten kuqezi për triumfin në europianin e Mynihut;

Qindra-mijëra shqiptarë përshkruajnë emocionet e garës së 33-vjeçares duke e uruar për këtë sukses që vështirë se mund të përsëritet në dekadat e ardhshme nga një tjetër shqiptar, ndërsa euforia me flamuj kuqezi dhe Gegën me shqiponjën dykrenare në krahë ka vërshuar në të gjitha rrjetet sociale dhe botën virtuale.

Ndërkohë, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar poston në Facebook suksesin e Gegës me fotot më të bukura të mbrëmjes;