Seferi përshëndet Tiranën dhe bashkohet me ekipin e ri ukraninas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2022, 16:34
Taulant Seferi largohet zyrtarisht dhe nis aventurën ukrsinase me skuadrën e Vorskla Poltava. Autori i 19 golave në sezonin e kaluar të Superiores i jep lamtumirën Tiranës pasi e riktheu te titulli kampion e madje luajti edhe në sfidën e Kukësit ditën e djeshme.
500 mijë euro përfiton Tirana nga ky operacion ndërsa lojtari rreth 700 mijë në tre sezone me skuadrën etij të re. Largimi i Seferit e ul ndjeshëm peshën e sulmit bardheblu edhe pse gjatë sezonit të ri në ndeshjet europiane, sulmuesi i Kombëtares nuk arriti të linte asnjë gjurmë.


