Superdueli Joshua-Usyk, në lojë 4 gjerdanë dhe karriera e britanikut që i trembet fundit si Tyson
Ndeshja e shumëpritur, sfida më e fortë dhe spektakolare e viit 2022, Anthony Joshua për duelin që mund ta rikthejë në majë ose ta çojë sërish në fund dhe Oalexander Usyk për lavdinë, të tijën dhe atë të Ukrainës.
Supërdueli i peshave super të rënda ndez sonte në mbrëmje ringun e boksit botëror ku në skenën e Arabisë Saudite do te ngjiten dhe do të jenë në lojë 4 gjerdanët më të lakmuar të sportit burrëror që aktualisht i mban 35-vjeçari ukrainas.

Humbja e shtatorit të kaluar në stadiumin e Tottenham që e rrëzoi nga froni broksierin britanik, i dha edhe të drejtën e revanshit që zhvillohet pothuajse një vit më pas. Humbja e mundshme do të thotë praktikisht fundi i karrierës për boksierin nga Sheffield dhe për këtë shembull është Mike Tyson që pas disfatës së dytë me Holyfield u largua pa nder nga ringu.

Në rast të një suksesi nga ana e 32-vjeçarit, atëherë edhe Tyson Fury mund ta rimendojë tërheqjen për të bashkuar të pestë gjerdanët ndërkombëtarë pasi WBC që është edhe më prestigjozozi, mbahet pikërisht nga “Gipsy Kings”.

Mbrëmja e sotme do të jetë spektakolare edhe për show-n që do të zhvillohet në Arabinë Saudite që pret për herë të parë katër gjerdanët WBA, IBF, WBO dhe IBO ndërsa do të jenë të pranishëm ish-yjet Evander Holyfield, Derek Chisora e Braun Strowman.



