VIDEO/ Arsenal me pikë të plota në Premiuer League, kalon Bournemouth 3-0
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2022, 20:49
Arsenali nuk di të ndalet dhe regjistron suksesin e tretë në po kaq ndeshje në Premier League. Me fitoren e pastër 3-0 “topçinjtë” kaluan me lehtësi edhe Bournemouth në transfertë duke zhvilluar edhe lojë bindëse.
Skuadra e Artetas nuk e vendosi asnjëherë në diskutim 3 pikëshin edhe pse Bournemouth konsiderohet një skuadër shumë e fortë.
Martin Odegaard e hapi sfidën me dy gola të shpejtë për të futur në rrugën e drejtë Arsenalin që shënoi edhe një tjetër gol në pjesën e dytë me Saliba për suksesin e pastër. Në ndeshjet e tjera, Everton barazoi 1-1 me Nottingham Forest.
