VIDEO/ Kane nuk ndryshon, sulmuesi me vesin e golit i dhuron 3 pikë Tottenham-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2022, 16:16
Shtatë pikë në tre ndeshje dhe një fitore shumë e vështirë por e rëndësishme kundër Wolverhampton. Tottenham i Antonio Contes nuk njeh humbje dhe për më tepër regjistron një sukses shumë të rëndësishëm në ndeshjen e parë të javës së tretë të Premier League me gol të Harry Kane.
Mjaftoi bomberi anglez për të kompletuar një pjesë të dytë shumë pozitive për “Spurs”-at që e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 64. Kane shënoi me kokë pas një topi të Ivan Perisic me kroatin që rezultoi vendimtar në këtë ndeshje.
Kjo është rrjeta numër 185 për Kane në Premier League me fanellën e Tottenham duke kaluar Kun Agueron në klasifikimin e përgjithshëm.
