"Faleminderit Casemiro", braziliani largohet me 18 trofe të shtuar në muze. Manchester United marrëveshje me Realin për 70 mln euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2022, 01:19
Mbetej vetëm zyrtarizimi por edhe ai erdhi dhe tashmë Casemiro mund të konsiderohet në të gjitha kuptimret "djall i kuq".
Mesfushori brazilian është bashkuar me skuadrën e Eric Ten Hag ku do të luajë 4 sezonet e ardhshme duke u bërë një "rrufe në qiell të hapur" për tifozët madrilenë.
Vetë klubi spanjoll arkëtoi 70 mln. Euro dhe i kushtoi një postim emocionues lojtarit me të cilin mbylli një cikël triumfues.
"Ishte një rrugëtim fantastik, Case. Faleminderit Casemiro", shkruan Real Madrid, klub me të cilin mesfushori ka fituar 18 kupa mes të cilave 5 Champions League.
