Meta: Kemi hyrë në krizë të konsumit, përgjegjëse qeveria. Ndërtimi i portit të Durrësit rëndon në borxhin publik

Kreu i Partisë së Lirisë, teksa ka folur për krizën ekonomike në vend, është shprehur se tashmë kemi hyrë në një krizë konsumi.
Me shifra Meta tregoi importet që janë bërë në 7 mujorin e parë të këtij viti ndërsa ka shtuar se situata në të cilën ndodhet vendi është për shkak të mungesës së përgjegjësisë të qeverisë.
Ilir Meta: Tashmë kemi hyrë në një krizë të konsumit, ku importit shënojnë një rënie serioze. Në 7 mujorin e parë të këtij viti kemi importuar 20% më pak minirale dhe lëndë djegëse ashtu sikurse kemi importuar -7% makineri dhe pajisje dhe përsa i takon importeve të drithërave -15%. Një faktor tjetër shumë shqetësues për ekonominë tonë, sidomos për ata që merren me bujqësinë është rënia e fortë në sasi që kanë pësuar edhe plehëruesit për bujqësinë me 62% më pak se një viti më parë. Situata e rëndë që po ballafaqohet vendi për shkak të mungesës së plotë të qeverisë.
Meta komentoi dhe ndërtimin e Portit të Durrësit, duke thënë se një projekt i tillë do të rëndtonte menaxhimin e kostove të borxheve.
Ilir Meta: Shohim që ka angazhime të fshehura të qeverisë, nga publiku nga institucionet që kanë të bëjnë me ndërtimin e porteve dhe aktiviteteve të tjera që do ta rëndonin menaxhimin e kostove të borxheve.
