Vrasja e shqiptarit në Itali, viktima në makinë me targa gjermane, autorët ishin me maska

Kryetari i komunës Castelnuovo di Val di Cecina, në provincën e Pisa, Itali, Alberto Ferrini ka bërë një postim dje lidhur me vrasjen e shqiptarit ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Përmes një postimi në facebook Ferrini duke u treguar i rezervuar në dhënien e detajeve shkruan se

Në orët e vona të 18 gushtit persona të maskuar kanë qëlluar me armë drejt një makine me targa gjermane. Më pas kriminelët janë larguar me shpejtësi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërkohë që në makinë ka mbetur i vdekur një person me origjinë shqiptare që nuk banonte në atë zonë, i shoqëruar nga një i njohur në bordin e makinës i cili supozohet se nuk është lënduar.

Me të plagosurin ende të ulur në makinë, ai ka udhëtuar përgjatë Via dei Lagoni, duke u ndalur më pas në restorant-birrarinë, që ndodhet rreth një kilometër nga vendi i të shtënave, duke kërkuar ndihmë.

Më pas i plagosuri ndërroi jetë. Policia (karabinierët dhe policia) janë ende të pranishme në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Autoritetet italiane ende nuk kanë bërë të ditur emrin e viktimës.