Meta: Do të bashkëpunojmë me të gjithë forcat opozitare, përshëndes idenë e primareve
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se do të bashkëpunojnë me të gjithë forcat opozitare për t’u rikthyer qytetarëve pushtetin vendor.
Në një deklaratë për mediat, Meta përshëndeti idenë e primareve të vendosura nga Sali Berisha, ndërsa shtoi se primaret do të ndihmonin për të zgjedhur kandidatët më të mirë për bashkitë.
Ilir Meta: Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë forcat e vërteta opozitare, për t’ia kthyer pushtetin vendor qytetarëve. Përshëndes idenë e primareve që ka future Beisha në PD. Është një ide e mrekullueshnme. Në rastin e një koalicionin kjo do ishte një ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë për të gjithë bashkitë tona. Do bashkëpunojmë në mënyrë transparente. Për ne është e rëndësishme që qytetarët të marrin pushtetin vendor dhe të vendoset rendi kushtetues në vendin tonë. Dihet që shkatërruesi i këtij rendi kushtetues dhe zhytësi i vendit në paligjshmëri është kryeministri aktual Rama.
