Libri ukrainas në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare
Më shumë se një kënd me libra në gjuhën ukrainase. Bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare Shqiptare dhe Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri u cilësua si marrëdhënieve mes dy vendeve.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha, nënvizon rëndësinë e kësaj marrëveshje, duke theksuar se nuk do të jetë e vetmja.
"Historitë tona janë mjaft të ndryshme por ne shqiptarët besoj se kuptojmë mjaft mirë se çfarë do të thotë kur një popull lufton për të mbrojtur identitetin e tij kombëtar, kulturën e tij kombëtare.Në takimin tonë të parë folëm për një sërë projektesh bashkëpunimi. Shpresoj që shpejt do të kemi kohë dhe mundësi për ta shtrirë më tej këtë bashkëpunim. Jam i sigurit se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë afatgjatë në shërbim të njohjes reciproke sa më të mirë."

I pranishëm në çeljen e ekspozitës ishte vetë ambasadori, Volodymyr Shukrov, sëbashku me bashkëshorten e tij, nismëtare e këtij projekti.
"Kemi qenë gjithmonë shumë të impresionuar sesa lexon populli shqiptar por shpresojmë që ndërkohë edhe ukrainasit të kenë mundësi të lexojnë librat e vendit të tyre dhe shpresojmë që së shpejti të gjejmë edhe përkthyesit që do të kenë dëshirë të përkthejnë librat nga gjuha ukrainase. Dhe ky do jetë një hap tjetër në bashkëpunimin mes popujve tanë."
Ambasadori ukrainas gjeti mundësinë të falenderojë dhe Shqipërinë për solidaritetin ndaj popullit ukrainas.