Përplasen dy mjete në Korçë, plagosen 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2022, 15:04
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (19 Gusht) në Korçë ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në unazën e qytetit.
Sipas informacioneve paraprake nga Ora News, drejtuesi i njëri nga mjeteve dhe një pasagjer janë dërguar në spital.
Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe pasi kanë marrë mjekimin në spital janë larguar.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
