Ura e Bunës "do të rilindë”

Ura e Bunës, e cilësuar si një prej simboleve të Shkodrës do ti nënshtrohet një rikonstruksioni për rikthim në identitet. Ekspertë të Ushtrisë inspektuan gjendjen e momumentit të kulturës dhe kanë rekomanduar ndalimin e lëvizjes së motorëve.

Ura mbi Bunë, një prej simboleve të Shkodrës do të restaurohet.

Projekti është në fazën e finalizimit.

Por para se të kërkojë miratim për ndërhyrjen në momumentin e mbrojtur nga Shteti, Drejtoria rajonale e Trashgimisë Kulturore ka kërkuar ndihmën e ekspertëve të Ministrisë së Mbrojtjes për gjendjen e structures.

"Jemi në një proces hartimi të projektit të përbashktë që më pas do të kalojë procedurat e miratimit në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë së Mbrojtjes që do ti hapë më pas dritën jeshile" thotë Besara Podgorica, Drejtore DRTK Shkodër

Prefektja e Shkodrës që shoqëroi ekspertët, garantoi se ndërhyrja do të jetë e shpejtë.

“Ura e Bunës është në rrugën e duhur. Priten procedurat burokratike" thote Majlinda Angoni, prefekte e Shkodrës

Por paralajmëroi ndalimin e lëvizjes së mjeteve motorike mbi Urën e Bunës.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe për ndalimin e mjeteve motorike. Duhet të duam Shkodrën dhe urat që na përkasin ne, qytetarëve” thote Majlinda Angoni, prefekte e Shkodrës

Struktura e Urës së Bunës ka dëmtime në një këmbë të saj si dhe në pjesën e shtresës së dërrasave, ndërsa tashmë pritet rikthimi në identitet.