Kryetari i Partisë së Lirisë: Ramës do ia fusim atje ku e shijon më shumë. E dini fatin e nismave anti- Meta
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta draftin e socialistëve për dekomunistizimin e cilësoi si nisëm kundër tij. Ai tha se gjithkush e di fatin e çdo nisme kundër tij dhe se po argëtohet me ketë çështje. Ilir meta, u shpreh i vendosur se asgjë nuk do ta ndalë në revolucionin anti korrupsion.
Pas Sali Berishës edhe Ilir Meta, e cilësoi nisëm e socialistëve për dekomunistizimin si një nismë kundër tij dhe se çdo sajesë shpifje apo nisma kundër tij e bëjnë vetëm për të qeshur.
Ilir Meta: “Ju e dini fatin e të gjithë nismave anti-Meta. E dinë të gjithë. Më argëton nisma e re, pasi jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij plotësisht të merituar por shumë vonuar. Do i japim të gjithë kënaqësinë çdo ligj që ai do të bëjë kundër Metës, Berishës kujtdo që është në opozitë të vërtetë do ia fusim atje ku e shijon më shumë.
Ajo që ai nuk e shmang dot dhe ka përfunduar një herë e pëgjithmonë është që ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, firmosur vetë dhe firmave që ka hedhur tak tak.
Në konferencën e sotme (19 gusht 2022) për mediat, Ilir Meta, ngriti shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike në vendin tonë. Ai tha se të gjith treguesit pasqyrojnë një krizë të rëndë, duke nisur nga borxhi publik për të cilin nuk ka transparencë, eksportet e deri tëk rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë.
"Situata e rëndë me të cilën po ballafaqohet vendi dhe çdo familje shqiptare për shkak të mungesës së plotë të përgjegjësisë së kësaj qeveria'
Partia e Lirisë, komentoi edhe nismën për nënshtetesinë ose siç njihet "pasaporta e artë". Por qendrimin kundër nuk e shprehu vetëm Ilir Meta por edhe nënkryetari Agim Nesho.
Agim Nesho:"Eshte çështje që rrezikon sigurinë kombëtare të rajonit, dhe vetë Europës. Rrezikon çështjen e të parit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Dje Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë paralajmëroi qeverinë shqiptare se projekti i saj për ngritjen e një skeme të shtetësisë për investitorë të huaj dhe të pasur përbën rrezik për vendin si dhe mund të ndikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen. Në përgjigje të pyetjeve të BIRN, delegacioni i BE-së theksoi gjithashtu se ky qëndrim u ishte bërë i qartë autoriteteve shqiptare përmes disa raporteve të Komisionit Europian, raportit të tretë dhe të katërt për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave si dhe në disa takime të zhvilluara me zyrtarë të BE-së gjatë viteve të fundit.


