Zjarret “shkrumbuan” Bukmirën/ U dogjën vreshta e ullishte, fermerët dyshojnë për “plan biznesi”
Zjarret që përfshinë Bukmirën në Mirditë, në fillim të Gushtit, dogjën sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte e vreshta në fshatin e njohur për prodhimin e rrushit. Fermerët atje thonë se humbën mundin e një jetë pune, ndërsa kanë dyshime për zjarrvënie të qëllimshme me qëllime biznesi.
Kjo është pamja e Bukmirës në Mirditë, pas zjarreve që e përfshinë në fillim të Gushtit.
Flakët kanë lënë pas dëme të shumta në fshatin e njohur për kultivimin e rrushit.
“Mbi 300 forca kemi qenë fshatar. Janë munduar të na ndihmon po ishte shumë e vështirë. Na kanë lëshuar në gjunjë”
Frrok Prenga, është një prej fermerëve që iu dogjën vreshta dhe ullishtja.
Thotë se i shkoi dëm i gjithë mundi i jetës.
“Më ka dëmtuar rreth 20 milionë lekë mall. Më ka dëmtuar 10 dylim ullinj, vreshta. Na kanë dëmtuar shumë rëndë. Kemi lëndë djersë e gjak në këtë vend, e sot shkon gjithë zero zero.”
Është i bindur se zjarri në Bukmirë ishte i qëllimshëm.
Dyshon se pas zjarrvënies janë qëllime biznesi në zonë.
“Ishte krejt e qëllimshme. Është një lojë e madhe këtu. Ne na kanë dëmtuar rëndë.”
Bukmira ishte për tre ditë nën pushtetin e flakëve dhe u desh ndërhyrja nga ajri dhe toka për të shpëtuar nga zjarri edhe zonën e banuar.

