"M'bane pis, më pengove" Shoku i Madridit dëshmon sherrin dhe momentet e fundit para vrasjes tek "Elbasan Arena"
33 vjeçari Madrid Ulqinaku i cili u ekzekutua mbrëmjen e 17 gushtit 2022 pranë stadiumit “Elbasan Arena” ka qenë në shoqërinë e një shokut të tij kur ka ndodhur vrasja.
Policia e ka marrë në pyetje H. H., që ka qënë prezent në vendgjarje dhe ka treguar se çfarë kishte ndodhur.
Nga dëshmia duket se një sherr i çastit tipik i ndodhur në rrugë me fjalët “…më m’bane pis, më pengove…”, ka qënë shkaku kryesor që ka sjellë konfliktin i cili përfundoi me vrasjen e Madrit Ulqinakut, babait të 1 fëmije.
Atë mbrëmje ishte takuar me Madridin dhe kishin pirë kafe së bashku në lokal, që ndodhet në bulevardin e qytetit.
“…jemi ngritur nga kafja rreth orës 21:00 dhe kemi qënë duke ecur në këmbë në trotuarin e bulevardit, me drejtim për nga stadiumi. Në një moment të caktuar ora kishte kaluar 21:30 përballë nesh ishin duke ecur tre djem, ku njëri prej tyre filloj të ngacmojë pa asnjë motiv shokun tim Madritin, dhe konkretisht me fjalët "…m’bane pis, më pengove…" dhe filluan të ofendoheshin mes njeri-tjetrit, dhe se ky person quhet Klaudjan Sallufi. Personi tjetër që shoqërohej me Klaudjanin, menjëherë ka nxjerrë një pistoletë, e mbushi, dhe në një distancë shumë të afërt ka shtënë një herë në drejtim të Madridit i cili menjëherë është shtrirë në tokë…”, ka dëshmuar shoku i viktimës, informon Ora News.
Për vrasjne e ndodhur në lagjen "Kongresi", Elbasan është i arrestuar Eiden Dimo, ndërsa është shpallur në kërkim Klaudjan Sallufi,33 vjeç, Horgito Peqini, 18 vjeç.
Sipas policisë ka qenë Horgito Peqini që akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Madrid Ulqinakut i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
