Porti i Durrësit/ Berisha: Rama me kompanitë bashkëpunuese fitojnë 90%, shtetit shqiptar i japin 10%

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për projektin e Portit të Durrësit, duke e cilësuar si një aferë skandaloze.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Kryeministri Rama së bashku me kompanitë bashkëpunuese, do të përfitojnë 90% ndërsa shtetit shqiptar do i japin vetëm 10%.

Berisha tha se kjo është një aferë që gjobit Shqipërinë dhe është afera më skandaloze në historinë e këtij vendi. 

Sali Berisha: Janë që të gjithë një abuzim i madh, një vjedhje e madhe dhe mos gabohem në një takim me ju para kësaj kam shprehur se afera e Portit të Durrësit është një aferë që vetëm toka është mbi 3 mld euro. Është një aferë që Rama e ka ndërmarrë për xhepat e tij. Nuk është pyetur as një qytetar i Durrësit. Janë shkelur të gjitha rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare të tenderimeve. Një aferë që Rama me kompani që nuk i njeh njeri, fitojnë 90% dhe i japin shtetit shqiptar 10%. Është një aferë që gjobit Shqipërinë. Ajo është afera më skandaloze në historinë e këtij vendi dhe ne po merremi, po e ndjekim çdo ditë. Nëse tek Veliera fitimi është disa milionë, te Porti i Durrësit fitimi është disa miliarda por ai nuk do të mund ta gëzojë.