Meta: Mosmenaxhimi i borxhit publik po çon ekonominë e vendit në kolaps. Kjo çështje është alarmante

Meta: Mosmenaxhimi i borxhit publik po çon ekonominë e vendit

Krue i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,  ka reaguar në lidhje me situatën ekonomike në vend.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se papërgjegjshmëria e menaxhimit të borxhit publik po e çon ekonominë e vendit në një kolaps.

Ai tha se çështja e borxhit është alarmante ndërsa shtoi se interesat janë rritur në të gjitha vendet.

Meta: Kemi paralajmëruar që papërgjegjshmëria  e menaxhimit të borxhit publik po çon drejt një kolapsi të plotë të të gjithë situatës ekonomike. Borxhi publik që ende është i paqartë për shkak të mungesës së transparencës së qeverisë, tashmë rrezikohe dhe nga faktorë të ri. Vetë Banka Kombëtare është angazhuar në rritjen e normës së interesave dhe ka paralajmëruar se ky proces mund të shkojë më tej. Borxhi publik i brendshëm është mbi 35%  e borxhit total. Ndërkohë që borxhi i jashtëm është 34 % e borxhit total dhe interesat janë rritur në të gjitha vendet.