“Jam gjithmonë për lustracion”/ Berisha: Ligji i PS-së thjesht kundër Metës, nuk dekomunistizon
Kryetari i Partisë Demorkatike Sali Berisha, ka theksuar se ka qenë historikisht dhe është pro një ligji për lustracion të plotë në institucionet shqiptare, por kjo tha nuk garantohet nga nisma e socialistëve. Ai e cilësoi projektligjin e PS-së si nisëm kundër Ilir Metës, të cilin e mori sërish në mbrojtje duke theksuar se ndaj tij po shpifet.
Sali Berisha, iu përgjigj socialisteve mbi propozimin për dekomunistizmin, duke theksuar se Partia demokratik ka qenë dhe është për pastrimin e institucioneve nga ish sigurismat. Në bashkë bisedimin me gazetarët, Kreu i PD-së, tha se autoriteti i dosjeve ekziston dhe nuk mund të jetë tek dekriminalizimi, por sipas tij mjafton që bazuar në parimet e komisionit të Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, të krijohet ligji që garanton lustracion të plotë.
“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për ligjin e lustracionit. Natyrisht për të mos bërë politikë por për të qenë realist, Gjykata e Strasburgut dhe Komisioni i Venecias kanë të përcaktuara disa standarde për këtë proces.”
Por thënë keto, Berisha tha se projkligji i bërë publik nga socialistët nuk është dhe nuk garanton dekomunistizim. Ai tha se është një tekst komplet Anti-Meta, për të cilin tha akuzat ndaj tij janë shpifje te hapura.
“Atë që bën PS, ai duket se është një ligj po ta quajmë ligji anti-Meta, e cila bazohet në një shpifje të qartë”.
Sali Berisha kishte një përgjigje dhe për debatin dhe mundësinë e përfshirjes se non gratave ne në dispozitat ndaluse të kodin zgjedhor.
“Nëse do të bëhej një ligj anti-Berishë, ta provojë, i siguroj se vrulli e hovi vetëm do të rritet”
Pasaporta e artë ka qenë e propozuar edhe nga Sali Berisha vite më parë në qeveri, por në atë kohë u tërhoq pas kërkesës së ndërkomëbëtarëve.
Por pse sot ai e kritikon Ramën? Për këtë e ka një përgjigje.
“Asnjëherë dhe në asnjë kohë Shqipëria nuk ishte vlerësuar si narkoshtet. Raportet e Komisionit Euripian vlerësonin Shqipërinë si shtet ligjor funksional.”
