Berisha: Rama inkurajon bandat në thirrjet e tij për vrasje, kriminelët kontrollojnë shtetin
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjet e ndodhura ditët e fundit në vendin tonë, si ajo e Sarandës, Elbasanit, e Vlorës, ku humbën jetën 4 persona.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se badat kontrollojnë çdo qelizë të shtetit tonë ndërsa shtoi se Edi Rama me deklaratat që ka bërë ka inkurajuar kriminelët që të kruejnë vrasje.
Sali Berisha: Substrati i këtyre përgjakjeve, i këtyre vrasjeve, qëndron në faktin se janë bandat që kontrollojnë në çdo qelizë këtë shtet. Pltaforma zyrtare e Ramës për luftën kundër krimit është “Hani sa më shumë kokën njëri-tjetrit”. Atë që shteti e ka ndaluar, Kryeministri i vendit ua lejon bandave dhe inkurajon bandat në thirrjet e tij për vrasje. Dënoj vrasjet e shëmtuara në rrugë dhe sheshe e qytete. Qëndrimi ynë është zero tolerncë ndaj krimit. Ne do u japim bandave të qeverisë atë vend që meritojnë së bashku me qeverinë e tyre.
