“Pasaporta e artë”, Berisha: Rama po u bën thirrje kriminelëve të mblidhen në Shqipëri
Sali Berisha ka reaguar në lidhje me projektin e qeverisë për ‘Pasaportat e Arta’, në Shqipëri.
Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se Edi Rama, nëpërmjet kësaj nisme, po u bën thirrje kriminelëve që të mblidhen në Shqipëri.
Sali Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe, pasaportën e artë të Edi Ramës, si një thirrje për trafikantët kriminelët dhe terroristët nga mbarë bota, paguani që të mblidheni në Shqipëri.
Paralajmëroi Ramën që këto praktika që kanë një synim të dytë, që është bllokimi i negociatave me BE. Është e vërtetë që është mbajtur Konferenca e Parë Ndërqeveritare, por ende nuk janë hapur negociatat. Ka një mënyrë për të shtyrë, Konferencën e dytë, pikërisht që kjo bën Rama me pasaportën e artë dhe dhënien me koncension të shtetësisë. E paralajmëroj se këto praktika do të kundërshtohen me të gjithë potencialin që ka opozita. Aplikimi i kësaj praktike nuk do të njihet nga opozita shqiptare.
Berisha theksoi se pasaporta e artë në vend u shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur për të thithur investime të huaja.
Berisha: Është një kanal i zi për paratë toksike të bosëve të krimit. Pasaporta e artë në një narkoshtet si Shqipëria është një organizëm shtesë vdekësor për konkurrencën e ndershme dhe bizneset e ndershme në këtë vend. Edi Rama dhe regjimi i tij janë të njohur për klimën e biznesit.
Sipas Berishës, në 9 vite qeverisje është përgjysmuar numri i bizneseve dhe janë larguar qindra investitorë të huaj. Nuk ka ardhur asnjë biznesmen serioz për të bërë investime serioze në Shqipëri, theksoi ai.
Berisha: Edi Rama kërkon që të koncensionojë dhe çështjet e shtetësisë dhe dokumenteve të shtetësisë. Një e drejtë që fitohet mbi bazën e Kushtetutës dhe që mund të hiqet vetë me dëshirën e personit, Edi Rama kërkon ta shndërrojë këtë në një proces që përbën një goditje të thellë për vetë thelbin e shteti shqiptar.

