Njolloset Olaf Scholz/ Kancelari gjerman akuzohet për favorizim të një skeme mashtrimi
Kancelari gjerman Olaf Scholz përballet me akuza për mashtrimin përmes taksave në kohën kur ishte kryebashkiak i Hamburgut. Ai është thirrur nga komisioni hetimor ne Bundestag për të dhënë sqarime sqarime ndërsa ka mohuar implikimin në këtë skemë.
Në kohën kur vendi po përballet me kriza të njëpasnjëshme, figura e kancelarit gjerman rrezikon të njolloset. Olaf Scholz dëshmon para ligjvënësve për rolin si kryebashkiak i Hamburgut. Ai akuzohet për mashtrim përmes taksave me vlere miliarda euro.
Përmes skemës "cum-ex" apo heqjes së dividentëve, bankat dhe investitorët tregtuan me shpejtësi aksionet e kompanive. Transparenca e pronësisë se aksioneve nuk u be, duke lejuar palët e shumta të rikuperojnë në mënyrë të rreme zbritjet tatimore për dividentët.
E gjithë kjo u krye në një bankë lokale, “Warburg”, më e rëndësishmja në qytet.
Autoritetet, nën drejtimin e Scholz nuk reaguan për të kërkuar kompensimin e mbi 50 millionë eurove qytetarëve, të fituara përmes skemës mashtruese.
Ndonëse tashmë banka kreu pagesën, ky rast e rrezikon kancelarin gjerman.
Madje pakënaqësitë e qytetarëve në masë ndikuan edhe tek besimi i mbështetësve të tij të ngushte, të cilët po përpiqet t i mbajë të bashkuar.
"E gjitha kjo skemë nuk mund të ketë ndodhur pa ndikim politik," tha Richard Seelmaecker, përfaqësues i konservatorëve të opozitës në komitet.
Megjithatë Scholz hodhi poshtë çdo akuzë për parregullsi në trajtimin e këtij rasti.
"Kjo ka qenë një çështje për dy vjet e gjysmë tani. Dosje të panumërta janë studiuar, njerëz të panumërt janë dëgjuar. Nuk ka pasur asnjë ndikim politik në këtë mashtrim" deklaroi ai para gazetarëve.
Pak ditë më parë prokurorët që po hetojnë skemën në Hamburg zbuluan 200,000 euro në kasafortën e një politikani vendas nga Social Demokratët në pushtet të Scholz-it, gjë e cila rindezi dyshimet për ndërhyrje politike në emër të bankës.
Olaf Scholz do të përballet me një komision parlamentar hetimor të Hamburgut përgjatë një séance në një seancë dëgjimore të premten e 19 gushtit.
Gjithashtu rezultojnë shumë mospërputhje në shënimet kalendarike të autoriteteve të Hamburgut ku përmendet emri i bankës Warburg dhe "cum-ex" .
