Shokuese/ Eshtrat në valixhen e shitur në ankand i përkasin dy fëmijëve, 5 dhe 10 vjeç
Policia e Zelandës së Re thotë se mbetjet njerëzore, të gjetura për herë të parë në një valixhe të braktisura javën e kaluar, ishin të dy fëmijëve të vegjël në shkollë fillore.
Mbetjet e dy fëmijëve janë gjetur në një valixhe e cila ishte nxjerrë në ankand për tu shitur.
Eshtrat, e zbuluara në valixhet e blera në ankand nga një depo në qytetin Auckland të Zelandës së Re, ishin të dy fëmijëve të moshës shkollore, konfirmoi policia e cila deklaroi dhe fillimin e një hetimi të gjerë mbi këtë krim të rëndë.
Inspektori Tofilau Faamanuia Vaaelua ka deklaruar mundësinë që kufomat kanë qenë në valixhe për disa vite dhe se viktimat ndoshta janë të moshës nga 5 deri në 10 vjeç.
Policia thotë se familja e cila kishte blerë valixhen është "kuptueshëm tejet e shqetësuar" nga gjetja por nuk ka lidhje me vdekjen e fëmijëve.
"Indikacionet sugjerojnë se këta fëmijë mund të kenë vdekur disa vite përpara se të gjendeshin javën e kaluar. Ne gjithashtu besojmë se valixhet kanë qenë në ruajtje për disa vite," tha ai, duke shtuar më pas se eshtrat e fëmijëve mund të ishin ruajtur për tre deri në katër vjet.
