Finlanda thotë se dy avionë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore

Dy avionë luftarakë rusë besohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze të enjten, tha ministria e mbrojtjes e Finlandës.

 “Dy avionë luftarakë rusë MIG-31 dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze në Gjirin e Finlandës pranë Porvoo”, tha ministria në një deklaratë.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur Finlanda kërkon anëtarësimin në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Moska .

Ministria më tej shtpi se Forcat Ajrore Finlandeze dërguan "një mision fluturimi operacional" për të identifikuar avionin.

Incidenti ndodhi në orën 9:40 të mëngjesit (0640 GMT) dhe zgjati rreth dy minuta ndërsa avionët fluturuan drejt perëndimit për rreth një kilometër, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes për AFP .

Shërbimi Finlandez i Sigurisë dhe Inteligjencës (SUPO) paralajmëroi në maj se "Rusia ka vullnetin" për të ndikuar në procesin e aplikimit të Finlandës në NATO.