Rusia nis mësymjen/ Përplasje të forta në Herson dhe Kharkiv, ndalohet ofensiva
42 shtete kanë kërkuar nga Rusia dhe Kievi të lejojnë inspektorët për të verifikuar situatën në termocentralin bërthamor. Për këtë marrëveshje është kërkuar edhe ndërmjetësimi I presidentit të Turqisë Erdogan. Nga ana tjetër bombardimet kanë vijuar në dy rajone me të paktën 35 viktima
Ushtria e Ukrainës dhe ajo e Rusisë kanë pasur një përballje të ashpër këtë të enjte në rajonin jugor të Hersonit. Një zyrtar i Kievit ka deklaruar se kanë mundur të ndalojnë avancimin e kundërshtarëve dh eta zmbrapsin atë pranë qytetit Bilohirka. Distrikti jugor i Komandës Operative të Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se kanë vrarë 29 "pushtues" dhe shkatërruan artileri, automjete të blinduara dhe një depo furnizimi ushtarak. Megjithatë nënvizohet se të dhënat janë marrë vetëm nga Kievi dhe ende nuk janë të konfirmuara
Ndërkaq edhe në Harkiv ka pasur përplasje. Shtatë persona kanë mbetur të vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur nga sulmet me raketa të Moskës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në deklaratën e bërë e ka cilësuar “të ulët dhe cinik” bombardimin në Harkiv, i cili kishte goditur një konvikt.
Ndërkohë, agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi me burime më 17 gusht se komandanti i flotës së saj në Detin e Zi, Igor Osipov, ishte zëvendësuar me një komandant të ri, Viktor Sokolov.
Nëse kjo konfirmohet, ky do të ishte një nga shkarkimet më të spikatura të një zyrtari ushtarak rus deri më tani në luftën pothuajse gjashtëmujore.
Nga ana tjetër situate mbetet e tensionuar në centralin bërthamor të zaporizhjas, ku të dy palët pretendojnë për sulme me artileri duke vënë në rrezik shpërthimin e tij. Për të ulur tensionet ka nisur një vizitë në kiev Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Gjatë takimeve edhe në emër të dyzetë e dy shteteve është kërkuar një vizitë e inspektorëve në central për të shmangur një katastrofë që do të prekte të gjithë evropën,
Guterres do të zhvillojë diskutime me presidentin Zelenski dhe më tej me kreun e Turqisë Erdogan, i cili është më parë është bërë ndërmjetës në arritjen e marrëveshjeve.

