16 Viktima dhe dhjetëra të zhdukur në Kinë nga reshjet, ndërpritet puna
Kina po përballet nga vala e nxehtë e temperaturave por edhe nga përmbytjet. Si pasojë e reshjeve të mëdha 16 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të zhdukur
Ndryshimet klimatike vazhdojnë të sjellin katastrofa. Në Kinë 16 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e reshjeve të papritura që pushtuan veriperëndimin.
Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong në provincën Qinghai, duke prekur gjashtë fshatra.
Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.
Por nga ana tjetër raportohet se temperaturat në qytete të tjera kanë qenë tejet të larta duke sjellë dhe probleme për një numër të lartë familjesh.
Ndërkohë, miliona njerëz në Kinën jugperëndimore po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, pasi një valë dërrmuese e të nxehtit çoi në një krizë të furnizimit me energji elektrike që i ka detyruar fabrikat të ndalojnë punën.
Administrata Meteorologjike e Kinës tha se vendi po kalonte periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961.

