I dyshuari për sulmin e autorit të ‘Vargjeve Satanike’ lexoi vetëm dy faqe të romanit

Burri i akuzuar për therjen me thikë të Sir Salman Rushdie thuhet se ka lexuar vetëm dy faqe të romanit të diskutueshëm të autorit, “Vargjet Satanike”.

Hadi Matar, 24 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rrjedhin nga sulmi në Nju Jork javën e kaluar.

Në një intervistë me Neë York Post nga burgu, Matar tha se Sir Salman ishte "dikush që sulmoi Islamin".

Matar aktualisht po mbahet në burgun e qarkut Chautauqua, në shtetin e Nju Jorkut.

Sir Salman botoi romanin e tij të famshëm dhe të diskutueshëm “Vargjet Satanike” në vitin 1988, duke shkaktuar zemërim në mesin e disa myslimanëve, të cilët e konsideruan përmbajtjen e tij si blasfemi.

Publikimi i librit nxiti liderin iranian Ayatollah Ruhollah Khomeini të lëshonte një dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e shkrimtarit në vitin 1989.

Matar i tha Neë York Post se kishte lexuar vetëm "disa faqe" të librit dhe nuk tha nëse dekreti nga Irani e kishte frymëzuar atë.

Matar gjithashtu i tha gazetës se ishte "i befasuar" kur dëgjoi se Sir Salman i kishte mbijetuar sulmit.

Sir Salman pësoi një dëmtim të mëlçisë, si dhe dëmtime të nervave në krah dhe sy në sulm.