Presidenti Erdogan niset për vizitë zyrtare në Ukrainë

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, u nis për në Ukrainë për të realizuar një vizitë zyrtare.

Erdogan në nisjen e tij nga aeroporti i Ankara-së u përcoll nga zv.presidenti Fuat Oktay, zv.prefekti i Ankarasë, Abdullah Dolek dhe zyrtarë të tjerë.

Në vizitën e tij në Ukrainë presidenti Erdogan shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoglu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kiriçi, ministri i Tregtisë, Mehmet Muş, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve i Presidencës, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın, kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë Ismail Demir, zv.kryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë, Omer Çelik dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar.