Komuniteti i emigrantëve shqiptarë influencojnë listat e kandidatëve të PD-së në Itali
“Miku i mire njihet në hall e në gëzime e miqësia është jetëgjatë kur miqtë ndihmojnë reciprokisht njëri-tjetrin”, thonë proverbat e lashtat e është rasti të kujtohen më këte prag zgjedhjesh të parakohshme në Itali, ku emigrantët shqiptarë pretendojne të kenë në parlamentin e ri italian politikanë që i kanë mdihmuar në hallet e tyre.
Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Itali ndikon në hartimin e listave të kandidatëve të forcave politike italiane e pritet të ketë peshën jo pak indiferente në votën e 25 shtatorit.
Vetëm pak ditë na ndajnë nga data 22 gusht, dita e fundit e afatit kohor të Ministrisë së Brendshme Italiane për të pranuar listat e kandidatëve të prezantuar nga forcat politike, Partia Demokratike Italiane është përfshirë nga debate të brendshme për lënien jashtë saj të emrave të njohur të politikës së saj territoriale.
Mes emrave të konfirmuar në kandidatët e listës së PD eshtë dhe emri i senatorit Tommaso Nannicini, nismëtari i projekt fondit të pensioneve që u aprovua në këtë legjislaturë mbyllëse pas rrëzimit të qeverisë Draghi.
Ai kandidon në Dhomën e deputeteve në kolegjin terriorial të PD në Prato në rajonin e Toskanës e në legjislaturën e fundit ishte senator i PD për qarkun e rajonit të Lombardisë.
Kandidatura e tij ka krijuar pakënaqësi territoriale në seksionin e PD në Prato, i cili kishte zgjedhur një tjetër emër: Benedetta Squittieri, këshilltare për buxhetin në këtë komunë.
Zgjedhja e Tommaso Nannicinit, në listat e kandidatëve të ardhshëm deputetë të PD, është mbështetur fort gjatë ditëve të fundit nga komuniteti i shqiptarëve të Italisë.
Ata kanë mbledhur mbi 1000 firma e sëbashku me një letër i kanë kërkuar kreut të Partisë Demokratike, përfshirjen e Tommaso Nannicinit në listën e PD që brenda datës 22 gusht pritet të dorëzohet në Ministrinë e Brendshme.
Komuniteti i emigrantëve shqiptarë ka shprehur preokupimin se mungojne vetëm pak hapa nga aprovimi përfundimtar i marreveshjes dy palëshe të njohjes së pensioneve për punonjësit shqiptarë e italianë, që punojnë si në Itali e në Shqipëri.
Tommaso Nannicini ka qenë një figurë kyçe në realizimin e saj e emigrantët shqiptarë kërkojnë rizgjedhjen e tij si një politikan që duhet të jetë deri në nënshkrimin final të saj.
“Tommaso u rreshtua krah nesh e punoi fort për shpresën tonë që pas shume vite punë në Itali të kemi të drejtën e nje pensioni”, thuhet në këtë letër.
“Sot jemi rreth 700 mijë rezidentë, shumica me dy nënshtetësi, mjaft prej nesh drejtojnë degë lokale të PD në territor e prandaj kërkojmë që të dëgjohet dhe zëri ynë” shkruhet në letrën me mbi 1000 firma, ky kërkohet rizgjedhja në Parlament e Senatorit Tommaso Nannicini.
Nga lista e kandidatëve të forcave politike italiane do të ketë 200 senatorë e 400 deputetë të legjislaturës së re.
