Pushime të frikshme, 10-vjeçarit ju desh të priste një pjesë të këmbës pas sulmit nga peshkaqeni
Pushimet nuk shkuan mirë për një 10-vjeçar në Florida. Atij iu desh të priste një pjesë të këmbës pasi një peshkaqen e kafshoi teksa po zhytej në Florida Keys gjatë fundjavës, thotë familja e tij.
Jameson Reeder Jr. u kafshua nga një peshkaqen të shtunën dhe autoritetet u thirrën në gumën Looe Key për ta ndihmuar atë rreth orës 16:30, tha Komisioni për Ruajtjen e Peshkut dhe Botës së Egër në Florida.
Jameson, ndërsa ishte me pushime me prindërit dhe vëllanë e tij, "mori një goditje dërrmuese poshtë gjurit" nga ajo që familja beson se ishte një peshkaqen dem ndërsa po zhytej përgjatë një shkëmbi të cekët, tha xhaxhai i tij Joshua Reeder në një postim në Facebook.
Jameson u mbajt mbi një gomerdare derisa familja e tërhoqi në një varkë.Ata i vendosën një rrip të ngushtë bmbi kafshimin për të ndaluar gjakderdhjen, tregoi më tej xhaxhai.
Kafshimi i të miturit erdhi teksa numri i sulmeve të paprovokuara të peshkaqenëve në mbarë botën duket se po zvogëlohet, pas një tendence në rritje në 30 vitet e fundit.
Vitin e kaluar, 73 sulme të paprovokuara të peshkaqenëve u konfirmuan në mbarë botën.
Kjo është në përputhje me një mesatare pesëvjeçare prej 72 nga 2016 në 2020, sipas një raporti të janarit nga Dosja Ndërkombëtare e Sulmit të Peshkaqenëve të Muzeut të Historisë Natyrore të Floridës.
Siç është tipike, shumica e sulmeve të paprovokuara të vitit 2021 (47) u raportuan në Shtetet e Bashkuara. Florida kishte më shumë nga çdo shtet (28), në përputhje me mesataren pesëvjeçare të shtetit prej 25.

