Shefi i OKB-së: Sulmi në central, vetëvrasje. Erdogan: Rrezik për një tjetër katastrofë si ajo e Çernobilit

Shefi i OKB dhe presidenti Turk paralajmërojnë një katastrofë si ajo e Çernobilit në rast të dëmtimit të centralit berthamor në Ukrainë të pushtuar nga rusët. Gjatë një takimi me Zelenskin ata i bën thirrje rusëve të tërhiqen nga baza sa më shpejt të jetë e mundur.

Rusia ka refuzuar apelin për një çmilitarizim të zonës rreth centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore. Ky veprim do ta bënte fabrikën më të ekspozuar, tha një zyrtar rus pas thirrjeve në rritje për katastrofen e pritshme që mund të ndodhë në zonën ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres shprehu shqetësim nga Ukraina për luftimet pranë uzinës bërthamore të Zaporizhia. Ai i bëri komentet gjatë një samiti me presidentin Zelensky dhe liderin turk Erdogan në Lviv.

“Çdo dëm i mundshëm në Zaporizhia është vetëvrasje”, paralajmëroi Guterres.

Ky ishte takimi i parë me Zelenskin që nga prilli, kur Kievi u godit nga raketat.

Erdogan i bëri jehonë shqetësimeve të shefit të OKB-së, duke u sqaruar gazetarëve rrezikun e "një tjetër katastrofe si ajo e Çernobilit.

Javët e fundit zona përreth objektit, të cilin Rusia e pushtoi në mars, është vënë nën zjarr të rëndë artilerie, ku si Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin për sulmet.

Moska akuzohet se e ka kthyer objektin në një bazë ushtarake, ndërsa të tre liderët i kanë kërkuar rusëve të çmilitarizojnë zonën sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë punonjësit e termocentralit kanë paralajmëruar një katastrofë të mundshme bërthamore.

BBC thotë se burime lokale në Gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia raportuan për një numër shpërthimesh të mëdha pranë aeroportit ushtarak Belbek.

Guvernatori rus i Sevastopolit, mohoi se dikush ishte plagosur dhe tha se nuk kishte dëme, pavarësisht videove që qarkulluan në mediat sociale që shfaqnin shpërthime të mëdha që ndriçonin qiellin e natës.