Katër viktima në 24 orët e fundit/ Berisha: Rendi e siguria në duart e bandave, kontrollojnë shtetin

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me tre ngjarjet në Sarandë, Elbasan e Vlorë ku humbën jetën 4 persona, në vrasje e atentate.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha thotë se rendi e siguria janë në duart e bandave, pasi sipas tij ata kontrollojnë shtetin e ligjin.

Postimi i plotë:

Bandat e shtetit bëjnë ligjin.

Në Panaja u ekzekutuan në mënyrë mafioze dy persona. Vrasësit si zakonisht u larguan në drejtim të paditur. Dënoj ashpër aktin e shëmtuar të vrasjes tyre. Ngushëllime familjeve të viktimave.

Miq, tre qytete u përgjakën me katër të vrarë në 12 orë. Pas Sarandës dhe Elbasanit, në mëngjes u përgjak Vlora në Panaja. Rendi dhe siguria janë në duart e bandave pasi ato kontrollojnë në çdo qelizë shtetin dhe bëjnë ligjin.