Vrasjet në vend/ Gazetari: Lutuni që mos të jeni në vendin e gabuar kur biznesmenët me zinxhira ‘hanë kokat e njëri-tjetrit"
Gazetari Arben Manaj, ka reaguar për vrasjet e ndodhura brenda 24 orësh në vendin tonë, ku humbën jetën 4 persona.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Manja thotë se në asnjë vend të Ballkanit nuk ndodhin kaq shumë vrasje mafioze ndërsa shton se Shqipëria ka zhvillim dhe nga paratë e krimit të organizuar.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Me ironi ai thotë se shoqërisë shqiptare i pëlqejnë kafenetë, restorantet e resortet e ndërtuara me para mafiozësh.
Postimi i plotë:
Më thoni në cilin vend të Ballkanit ndodhin kaq shume vrasje mafioze?!
Padyshim fajin e kanë edhe ata që bën Lazaratin edhe ata që bën Shqipërinë Lazarat!
Faj ka politika që inkurajojë ose toleroj krimin të kaloj në të organizuar dhe shoqëria shqiptare që mban një klasë të tillë në pushtet pushtet e cila eliminimet mafioze i toleron me " vrafshin veten"!
Shqipëria ka zhvillim edhe nga parat e krimit te organizuar, andaj dhe shoqërisë shqiptare i pëlqejnë kafenete, restornatet, resortet me para mafiozesh e drogaxhinjsh, ku hapen b...sh shqiptarët nëpër mediat sociale me lluksin shqiptar dhe zhvillimin e madh të vendit!
Tani o njerën, o tjetrën..! Ky stan këtë bulmet ka! Mos bëni sikur keni lindur sot dhe u patakset!
Lutuni të mos jeni në vendin dhe kohën e gabuar, në kohën që ata " investitorët e biznesmenët me zinxhira në qafë e stikadente në goje, e ndonjë ose disa llonja në krahë nepër shkuma party, më pas "hanë kokat e njëri-tjetrit"!
The shoë must go and ëill go on for a veryyy long time! Stay cool and keep praying"!
