Rama braktis fshatin/ Berisha takon fermerin, premton rishikimin e subvencioneve
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e shikon si një rrezik për fermerët Ballkanin e Hapur. Kostot e shtuara për prodhimin por edhe subvencionet e ulëta e bëjnë sipas tij Shqipërinë më pak konkurruese përballë mallrave serbe.
"“Nuk pasqyron asgjë, edhe nocionet më elementare, të dijes në një fushë të caktuar. Thotë se bujqësia po ecën shumë mirë, po përfiton nga ‘Ballkani i Hapur’. Turizmi është më i përsosuri këtë vit. Turizmi është në terr të plotë çdo natë. Rendi është i shkëlqyer, çdo ditë përgjaken rrugët tona.”
Duke akuzuar kryeministrin për braktisje të fermerëve Berisha solli në vëmendje edhe shifra të këtij sektori.
“Investimet absolute më të mëdha ne kemi bërë në fshat. Rreth 3.2 miliardë dollarë investime në infrastrukturën e fshatit, sepse fshati kishte një infrastrukturë mesjetare.”
Skemat e subvencioneve Berisha i cilësoi si dështim, madje dhe si mundësi për të mbështetur emrat që janë pranë qeverisë.
“100 ferma thotë, 100 ferma të Saimir Tahirit me shokët. Ky ishte zotimi për bujqësinë. "
Mungesa e ujit për vaditjen e tokës ishte një tjetër shqetësim për Berishën i cili theksoi se vendi ynë ka rezerva të mjaftueshme por mungon vullneti i qeverisë.
