Nuk mjaftuan 1 milion euro/Prishet brenda dy vitesh parku "Rinia", fond shtesë për shtresën e lodrave
Në parkun "Rinia" në Tiranë janë vendosur sërish shiritat. Bashkia e Tiranës veç shpenzimeve prej 1 milion eurosh është detyruar të ndërhyjë për rehabilimin e ambientit ku u investua vetëm dy vite më parë. Për shkak të cilësisë së dobët, sheshi në zonën e lodrave u amortizua në një kohë të shkrutër por Veliaj nuk i kërkoi llogari kompanisë që mori paratë.
Dy vite më parë kur parku "Rinia" në kryeqytet u inaugurua, pikërisht në ditën e fëmijëve më 1 qershor 2020, Ora News ngriti shqetësimin për punimet e dobëta që ishin kryer me fondin rreth 1 miliardë lekësh të dhënë nga Bashkia e Tiranës.
Në atë kohë institucioni i Erion Veliaj rezuzoi të reagonte, por sot pamjet e kësaj të enjte flasin vetë.
Fondi prej rreth 1 milionë eurosh duket se nuk mjaftoi për ngritjen e disa kodrinave dheu.
Tashmë parku është sërisht jashtë funksionit. Shiritat e vendosur nga Bashkia e Tiranës dhe tabelat tregojnë për punimet e reja.
Për rehabilitimin e shtresës ku janë vendosur lojrat u dha një tjetër tender me fond 4 milion lekë të reja.
Por mos u çuditni kur shiritat të zgjerohen edhe më tej. Kjo pasi 1 miliard lekë nuk kanë mjaftuar për sistemin e vaditjes.
Edhe për këtë të fundit u dha sërisht një tjetër shumë.
Në fakt edhe pas punimeve të dy viteve më parë parku u përmbyt si pasojë e shirave duke mbushur gropat e hapura përgjatë tij, por jo vetëm.
